Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

Kapen në Morinë 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në hyrje-dalje të vendit, u arrestuan M. G., 65 vjeç, nga Kosova, me qëllim ekstradimin në Gjermani, pasi i kanë mbetur 18 muaj burg për vjedhje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale; Xh. S., 47 vjeç, nga Prishtina, u arrestua për ekstradim në Kuvajt, ku ishte shpallur në kërkim për “vjedhje të rëndë”; si dhe R. P., 36 vjeç, nga Kosova, ishte në kërkim kombëtar për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”; procedurat e mëtejshme po kryhen nga DVP Tiranë. Policia thekson se kontrollet e përforcuara në kufi synojnë goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. “Morinë, Kukës Kapen nga Policia Kufitare e Morinës,...