TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç
Gjatë muajit janar 2026, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka shënuar një ulje prej 23,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me gjithsej 96 aksidente dhe 149 persona të aksidentuar, të vrarë e të plagosur. Numri më i lartë i aksidenteve shkaktohet nga grupmosha 25-34 vjeç, e cila përbën 31,3 % të totalit të rasteve të regjistruara gjatë këtij muaji. Të dhënat tregojnë se sjellja e drejtuesve të mjeteve është përgjegjëse për 85,4 % të aksidenteve të regjistruara, duke nxjerrë në pah nevojën për përmirësimin e kulturës së drejtimit të mjeteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Nga ana tjetër, dita e javës me numrin më të lartë të aksidenteve është e premtja, me 21,9 %, ndërsa e marta shënojnë...
Burimi:
javanews.al