Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Shoqata e Gjyqtarëve rezolutë KLGJ-së: 1100 dosje për gjyqtar, mungesë sigurie dhe mbingarkesë e paprecedentë
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor me një rezolutë të miratuar më 10 dhjetor 2025, ku paralajmëron për një krizë të thellë në funksionimin e gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe atyre administrative. Në dokumentin e firmosur më 22 dhjetor, Shoqata thekson se prej vitit 2018, pas nisjes së procesit të vettingut, gjykatat janë përballur me një mbingarkesë të paprecedentë, e cila ka sjellë pasoja të rënda në cilësinë e drejtësisë dhe mirëqenien e gjyqtarëve. “Kjo situatë ka tejkaluar kufijtë e një vështirësie të përkohshme, duke cenuar drejtpërdrejt respektimin e parimit të gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, efikasitetin dhe eficiencën e administrimit të drejtësisë, si dhe perceptimin dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor,” thuhet...