Shkrumbohet shtëpia në Gjirokastër, brenda ndodhej një e moshuar! Si u arrit të shpëtohej nga Zjarrfikësja
Një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër është përfshirë pasditen e sotme nga flakët. Burime bëjnë me dije se me mbërritjen në vendngjarje te efektiveve u konstatua se në banesë ndodhej një e moshuar, shtetasja Cevi Jonuzi, 83-vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej gati e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga banesa dhe shoqërimin e saj në urgjencë për dhënien e ndihmës së parë. Operacioni vijoi me vënien e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij dhe rrezikimin e banesave të tjera. Si pasojë e zjarrit, në banesë pati dëme materiale.
Burimi:
javanews.al