Rruga në gjendje të mjeruar, banorët e Fushë Milotit në protestë, kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Rruga në gjendje të mjeruar, banorët e Fushë Milotit në protestë, kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët e Fushë-Milotit në Kurbin kanë dalë në protestë për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh disa zona të banuara. Prej 5 vitesh rruga ndodhet në kushte të amortizuara dhe nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e saj nga bashkia. Situata është përkeqësuar nga qarkullimi i vazhdueshëm i kamionëve të tonazhit të rëndë, të cilët kanë dëmtuar kete aks dhe kanë vështirësuar qarkullimin për banorët e zonës. Si pasojë e gjendjes së amortizuar të rrugës, shumë automjete janë dëmtuar. Po ashtu, prindërit kanë frikë t’i lënë fëmijët të qarkullojnë pranë rrugës per te shkuar ne shkolle, pasi rrezikojnë jetën nga kamionët e shumtë që kalojnë aty. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Kurbinit për rikonstruksionin e kësaj rruge, e cila prej...