Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni për të hapur hotelin e tij në Korçë

Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni për të hapur hotelin e tij në Korçë

Prej disa vitesh, qyteti i Korçës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, duke nxitur edhe rritjen e investimeve në sektorin e hotelerisë dhe bujtinave. Interesi për këtë sektor nuk ka ardhur vetëm nga biznesmenë vendas, por edhe nga korçarë që kanë vendosur të rikthehen nga emigracioni. Një prej tyre është Apostol Kosturi, i cili, pas rreth 18 vitesh emigracion në Itali, është rikthyer në Korçë për të ndërtuar biznesin e tij. Ai ka studiuar në Itali për menaxhim hotelerie dhe përvoja e fituar atje e ka ndihmuar të konkretizojë dëshirën për të investuar në vendlindje. Pasioni i tij nuk ishte thjesht ndërtimi i një biznesi të ri, por rikthimi në jetë i një banese të vjetër karakteristike korçare. Së...