Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pas 26 vitesh aktiv në botën e errët të krimeve mes drogës, vrasjeve, hakmarrjes dhe burgjeve, erdhi fundi i Janit, i cili humbi jetën gjatë një përleshje në burgun grek ku ndodhej prej dy vitesh. Vrasja e tij nga një tjetër i dënuar grek po hetohet, por gjasat janë që të jetë e porositur, pasi jetën e tepelenasit famëkeq prej vitesh e kërkonin shumë kundërshtarë të cilët herë pas here kanë tentuar eliminimin e tij, por pa sukses. Në janar të vitit 2016, në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, nga një makinë në lëvizje u qëllua me breshëri drejt Aliajit të ulur në një lokal, por ai shpëtoi pa asnjë lëndim. Atentati u përsërit katër muaj më vonë në Gjirokastër, ku sërish u...