“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

Paraqitja e provave shkresore të SPAK në gjyqin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me përplasje të forta mes prokurorëve dhe avokatëve të Altin Ndocit. Mbrojtësit e të pandehurit, që u arratis nga spitali i Durrësit një muaj më parë, pretenduan se SPAK po fshihte provat. Duke ju drejtuar gjykatës ata kërkuan që prokuroria t’i vendosë në dispozicion CD-të e ardhura nga autoritetet franceze më komunikimet SKY ECC, të referuara në dosje. “Me gjithë dëshirën e mirë për të besuar prokurorinë ne kemi të drejtën, që t’i verifikojmë dhe të ndjekim kontradiktoritetin, jo të sillen e-mailet me një shtet. Ne duam konkretisht provën”, tha avokatja Elda Zotaj. Mes tonesh të larta kolegu i saj në mbrojtjen e...