Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Një rast i rëndë i cënimit të pronësisë intelektuale është goditur sot në Durrës, ku janë bllokuar mbi 103 mijë palë veshje të falsifikuara me marka të njohura ndërkombëtare. Mesohet se janë sekuestruar veshje me logo të markave si Adidas, Nike, Gucci dhe Dior. Bëhet fjalë për mbi 103 mijë artikuj të dyshuar si të falsifikuar dalin jashtë tregut. Antikontrabanda zbuloi bluza sportive dhe veshje të markave Hugo Boss dhe Calvin Klein. Sakaq është goditur edhe tentativa për hedhjen në treg të veshjeve të falsifikuara të ekipeve europiane. Autoritetet doganore kanë theksuar se do të ketë tolerancë zero ndaj falsifikimit dhe shkeljeve të Kodit Dogano.