Policia godet disa qendra të lojërave të fatit në Tiranë, tre të arrestuar
Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të paligjshme lojëra fati, përmes kompjuterëve dhe telefonave celularë. Gjatë operacionit janë arrestuar tre shtetas, ndërsa janë sekuestruar pajisje elektronike dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për baste. Të arrestuarit janë: B. K., 20 vjeç, S. M., 24 vjeç, E. B., 18 vjeç Sipas policisë, në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin që administrohej nga 24-vjeçari S. M. dhe ku punonte edhe shtetasi B. K., dyshohet se viheshin baste sportive përmes telefonave celularë. Ndërsa në rrugën “Mysym Keta”, në një lokal ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën dy kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për zhvillimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve në të dy subjektet u sekuestruan 6 njësi kompjuterike...
Burimi:
opinion.al