Po shisnin 5 kg kanabis, arrestohen në flagrancë dy persona në Tropojë

Po shisnin 5 kg kanabis, arrestohen në flagrancë dy persona në Tropojë

Policia e Tropojës ka goditur veprimtarinë kriminale të shitblerjes së lëndëve narkotike. 2 persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë teksa po shisnin një qese me 5 kilogramë kanabis. Në pranga ranë 22-vjeçari I.M., dhe bashkëmoshatari i tij S.A., të dy banues në Tiranë. Qesja me lëndë narkotike kanabis, me peshë 5 kilogramë, që u gjet gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit I. M., u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një shumë parash. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me DVP Kukës, operacioni policor i koduar “Start 2026”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.        Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Astë, duke...