Po lëvizte me biçikletë, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku është përfshirë humoristi i njohur Nexho Shabani. Ai është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. “Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv