Përplasen 2 makina në Durrës, mbeten të plagosur 5 persona. Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

Përplasen 2 makina në Durrës, mbeten të plagosur 5 persona. Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që ai drejtonte u përplas me një mjet tjetër në rrugën “Ankona”, që drejtohej nga shtetasi A. I. Si pasojë e aksidentit, u dëmtuan të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjerë, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan në banesat e tyre.