Përmbyset makina në Tepelenë, humb jetën drejtuesi
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Njoftimi: Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
vizionplus.tv