Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 21 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius. Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1 ballë.