Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”
Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës, ku janë angazhuar forcat speciale RENEA dhe struktura të tjera të Policisë së Vlorës.Gjatë aksionit po kryhen kontrolle në banesa të ndryshme, si dhe po verifikohen persona të dyshuar me precedentë kriminalë. Burime nga terreni bëjnë me dije se në operacion janë përfshirë një numër i madh efektivësh policie, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë kontrolle të detajuara.Për të monitoruar të gjithë perimetrin e zonës së Ujit të Ftohtë, policia po përdor edhe dronë nga ajri, me qëllim mbulimin dhe kontrollin e plotë të territorit. Operacioni policor vijon ende dhe pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me rezultatet e këtij...
Burimi:
javanews.al