Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën

Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën

Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor  shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me gjyqtaren, Irena Gjoka. Prokuroria ka përfunduar hetimin e thelluar për të dhe ia ka përcjellë zyrtarisht materialet KLGJ-së për shqyrtim të mëtejshëm.Lexo edhe :Related Posts Tashmë do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor që do të vendosë mbi fatin e Gjokës, si organi që duhet të vlerësojë nëse Gjoka është ose jo në kushtet e ndalimit si gjyqtare,  sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vendimi i gjykatës greke për Gjokën është autentik. Materialet e përcjella nga Prokuroria do të kalojnë tashmë për shqyrtim në Komisionin për Zhvillimin e Karrierës pranë KLGJ-së, i cili do të ndjekë procedurat përkatëse ligjore në vijim. /vizionplus.tv