Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

Mashtrimi përmes call-centrave/ Akuza e Berishës: Operacioni u dekonspirua..Veprimtari kriminale nën mbikëqyrjen e narko-policisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK, në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.  Pas daljes së tij, ai foli për gazetarët, ku u ndal te operacioni i SPAK te një call center në Tiranë, për të cilin tha se ishte dekonspiruar.  Berisha deklaroi se në këtë qendër të goditur nga SPAK, sipas tij, qytetarëve evropianë u vidheshin rreth 30 milionë euro në muaj.  “Çfarë pashë aty unë: call center. Kishin hapur call center forex, komandohej nga Altin Troplini. Dështuan operacionin dyvjeçar. Nuk e dështuan plotësisht, sepse nuk arritën, por dekonspiruan operacionin dyvjeçar të një grupi gazetarësh, më të shquarit në Evropë në llojin e tyre. Ky treg është një nga tregjet më kriminale në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Janë 200 sipërmarrje, të cilat...