Makina përplas motorin në Pogradec, plagosen burrë e grua

Makina përplas motorin në Pogradec, plagosen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit, ku një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku automjeti me drejtues shtetasin R. Z. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. Sh. “Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”, tha policia vendore. Me drejtuesin e automjetit, R. Z., do të kryhen veprimet procedurale përkatëse. Kurse grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.