Makina ‘fluturon’ në humnerë/ Aksident i frikshëm në Tepelenë, shpëton drejtues
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Tepelenës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një terren të thepisur. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gusmar–Nivicë, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit është bërë koordinimi i strukturave përkatëse për ndërhyrje në vendngjarje. Në operacion morën pjesë Policia e Shtetit, Njësia Administrative Kuvelesh, shërbimi i Urgjencës së spitalit si dhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur ndërhyrjen e shpejtë dhe nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga zona e vështirë. I aksidentuari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
ntv.al