Lezhë/ Baste sportive të paligjshme – Një person përfundon në pranga, tjetri nën hetim!
Policia e Lezhë arrestoi sot një 32-vjeçar dhe vuri nën hetim një 31-vjeçar, pasi i gjeti duke zhvilluar baste sportive përmes celularëve në një lokal të qytetit. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan dy telefona celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës "Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Kontrolli”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke konstatuar raste të zhvillimit të basteve sportive përmes aparateve celularë, në disa ambiente në qytetin e Lezhës.Gjatë veprimeve operative, në një ambient (lokal), u konstatuan dy shtetas duke ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi S....
Burimi:
syri.net