Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet
Pas largimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është hapur gara për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit. Kjo e mërkurë, 11 mars, shënon edhe afatin e fundit për dorëzimin e aplikimeve. Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, kandidatët kanë dy mundësi për të paraqitur aplikimet e tyre. Dokumentacioni mund të dorëzohet fizikisht në protokollin e Ministrisë së Brendshme deri në orën 16:30, ndërsa përmes postës elektronike aplikimet mund të dërgohen deri në mesnatë.Deri më tani raportohet se ka pasur interes për këtë post, ndërsa tetë kandidatë kanë dorëzuar tashmë dokumentacionin pranë Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për zyrtarë të Policisë së Shtetit me karrierë të gjatë në këtë fushë, të cilët synojnë të drejtojnë...
Burimi:
javanews.al