Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar i dyshuar për vrasjen me sende të forta ndaj një 57-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”. Gjithashtu, në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.  Pas hetimeve policore të kryera, u arrestuan Andri Vokrri 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, si dhe Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.  Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit. Tre shtetasit po qarkullonin me një automjet, kur janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili lëvizte me automjetin e tij. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari dyshohet se e ka goditur viktimën me çekiç në kokë, duke i...