Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka. Trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, në përfundim të gjykimit, vendosi në mënyrë unanime ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Aurel Zarka. Gjykata e Posaçme e kishte dënuar ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka me 4 vite burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar i kthehej në 2 vite e 8 muaj. Gjithashtu atij i hiqej e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite. Ish-prokurori i Vlorës kishte ankimuar vendimin, duke kërkuar rishqyrtim të provave dhe procedurave gjyqësore....
Burimi:
javanews.al