Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi
Një 57-vjeçar është arrestuar në fshatin Bulgarec të Korçës pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit si dhe për shitje dhe konsum droge. Ndërkohë 14 persona që gjendeshin në lokal janë vënë nën hetim për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe 3 tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi tentuan të fshihnin provat. Ndërkohë ka nisur hetim disiplinor për një punonjës policie, pasi ishte prezent në lokal dhe nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës. Në lokal policia gjeti dhe sekuestroi 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit. “DVP Korçë/Vijojnë kontrollet...
Burimi:
javanews.al