Kamioni përmbyset në mes të rrugës në Qafë Thanë, shkakton ndotje të konsiderueshme nga vaji

Kamioni përmbyset në mes të rrugës në Qafë Thanë, shkakton ndotje të konsiderueshme nga vaji

Një aksident është shënuar në zonën e Qafë Thanë, ku një kamion është përmbysur duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme në rrugë. Si pasojë e përmbysjes, në asfalt është derdhur vaj nga mjeti, duke e bërë segmentin rrugor të rrëshqitshëm dhe të rrezikshëm për qarkullimin. Fatmirësisht, nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po menaxhojnë situatën dhe po këshillojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment.