Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë
Policia e Tiranës, këtë të shtunë, ka vënë në pranga dy bashkëjetues, pasi merrnin shuma të mëdha parash nga qytetarët, duke i mashtruar se do t’u blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate bankare. Sipas njoftimit të policisë, pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash dy shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara, u arrestuan shtetasit E. R., 39 vjeç, dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues. “Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente. Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar. Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues...
Burimi:
javanews.al