Inspektime për sigurinë në gjykata, KLGJ kërkon më shumë prani policore, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Inspektime për sigurinë në gjykata, KLGJ kërkon më shumë prani policore, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në datën 6 tetor të vitit të shkuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkoi nga Parlamenti që të bëhej një vlerësim i sigurisë së gjykatave, si edhe i infrastrukturës së godinave. KLGJ kërkon nga Parlamenti që në të gjitha gjykatat e vendit të ketë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët të jenë të trajnuar dhe të kenë një plan të dedikuar sigurie. Po ashtu, kërkohet edhe mbështetje buxhetore për përmirësimin e infrastrukturës së sigurisë dhe klasifikimin e gjykatave si institucione të rëndësisë së veçantë. Rishikimi i protokolleve hyrëse dhe dalëse në gjykata, përfshirë procedurat e kontrollit për palët, dëshmitarët dhe të pandehurit, ishte një tjetër pikë e parashtruar nga KLGJ. Këtë të hënë, deputeti socialist Bledi Çomo ka kryer...