I vendoset tritol gjatë natës automjetit në Tiranë, pronari me precedent penal

I vendoset tritol gjatë natës automjetit në Tiranë, pronari me precedent penal

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pak pas mesnate në Tiranë, në një makinë të parkuar. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit Oltjon Klosi, 36 vjeç. Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Mësohet se Klosi ka qenë i arrestuar në vitin 2013 për armëmbajtje pa leje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.