I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer
Autoritetet greke kanë zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Athinë, ku më 7 tetor 2025 shpërtheu një mjet shpërthyes artizanal jashtë një lokali, duke lënë të plagosur lehtë një person dhe duke shkaktuar dëme materiale. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, nga hetimet e Seksionit për Luftën kundër Zhvatjeve u identifikuan dhe u arrestuan dy vëllezër shqiptarë, 41 dhe 32 vjeç, gjatë një operacioni të koordinuar të zhvilluar më 22 janar 2026 në zonën e Keracinit. Arrestimi u krye me mbështetjen e njësive të inteligjencës dhe ndërhyrjes speciale. Dy të arrestuarit akuzohen, sipas rastit, për organizatë kriminale, shpërthim, ndërtim dhe posedim të lëndëve shpërthyese, shkatërrim prone, dhunë ndaj punonjësve të rendit, si dhe shkelje të ligjit për...
Burimi:
javanews.al