I dënuar me 18 ditë burgim, ndërron jetë i burgosuri 63 vjeçar
Një i burgosur 63-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit. Ai ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë. Rreth orës 15:04, i burgosuri ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ai ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit. “Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e...
Burimi:
vizionplus.tv