I akuzuar për shkelje në barazinë e tenderave, kreu i Prokurimeve Publike paraqitet në SPAK

I akuzuar për shkelje në barazinë e tenderave, kreu i Prokurimeve Publike paraqitet në SPAK

Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri u paraqit këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Jonaid Myzyri është i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike. Kreu i KPP po hetohet për disa tendera të zhvilluara gjatë viteve 2019 deri në 2021. Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara. Jonaid Myzyri e mori detyrën në vitin 2020. Komisioni i Prokurimeve Publike përbëhet nga 5 anëtare, nga të cilët një kryetar dhe një tjetër nënkryetar. Kryetari dhe anëtarët e KPP emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë./vizionplus.tv