Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është zgjedhur zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Ky vendim u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me propozim të Guvernatorit Gent Sejko. Holta Zaçaj nisi punën si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pak javë më parë, sëbashku me Ervin Mete, Selami Xhepa dhe Jonida Prifti. Zaçaj kishte edhe mbështetjen e PS në këtë proces. “Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 ‘Për Bankën e Shqipërisë’, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.