Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

Këshilli i Ministrave vendosi heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “TikTok” në territorin e Shqipërisë. Në vendim thuhet se heqja e këtyre masave vjen pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital, të cilat kishin çuar më herët në kufizimin e aksesit në këtë platformë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, është ngarkuar të ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit në TikTok. Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe...