Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Për vite me radhë, ai hapte porta në mes të natës me një krik të thjeshtë makinash, duke lënë pas shtëpi të thyera dhe para të zhdukura. Një shqiptar 30-vjeçar u arrestua dy ditë më parë në Aeroportin e Ciampinos, në Itali. Ai akuzohet për kryerjen e afërsisht 80 vjedhjeve midis viteve 2021 dhe 2024, në provincën e Ravenës. Hetimi filloi në vitin 2021, kur qyteti përjetoi një rritje të vjedhjeve me thyerje në banesa, veçanërisht në zonat e Fiume Montone Abbandonato, Via Maggiore, Via Ravegnana dhe Via Poggi. Vjedhjet ndodhnin gjithmonë natën, me një objektiv specifik: vetëm para në dorë dhe sende me vlerë. Një mënyrë e qëndrueshme veprimi që i drejtoi menjëherë hetuesit drejt një burimi të vetëm. “Teknika është aq e thjeshtë...