Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

Grabiti me armë filialin e “Fibank”, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha! Çfarë pretentoi mbrojtja

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, sipëmarrësin e ndërtimit Bardhyl Fushën, autorin e grabitjes së fililalit Fibank në Tiranë, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë (12 shkurt). Avokati mbrojtës, ka kërkuar caktimin e një mase sigurimi më të butë se “arrest në burg”, duke qenë se, sipas tij nuk ekziston rrezik arratisjeje apo përsëritjeje, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Po ashtu, avokati ka kërkuar Kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes. Fjala e mbrojtësit ligjor, avokatit Mirash Ndoci: Në cilësinë e mbrojtësit ligjor të shtetasit Bardhyl Fusha, ndjej detyrimin të sqaroj opinionin publik lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe qëndrimin e mbrojtjes. Nga dinamika e fakteve të bëra publike...