Fluks i lartë automjetesh, vështirësi qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan

Fluks i lartë automjetesh, vështirësi qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan

Prej disa ditësh, aksi rrugor Librazhd-Elbasan paraqitet me trafik të rënduar. Radhët e gjata të automjeteve nisin që nga Qukësi dhe vijojnë në drejtim të Elbasanit, duke shkaktuar vonesa të shumta për drejtuesit e mjeteve. Shkak për situatën janë lëvizjet e shumta në këtë segment rrugor, që po kthehen nga zonat e Pogradecit dhe Korçës pas festave të ndërrimit të viteve. Fluksi i lartë i automjeteve përveç festave, lidhet dhe me rikthimin në punë për vitin 2026 ditën e nesërme. /vizionplus.tv