EMRI/ U rrëzua pasi humbi kontrollin e motoçikletës, ndërron jetë i moshuari në Lushnje. Dyshimet e familjarëve..
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnjë. Viktima Barjam Dingozi ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e më pas është përplasur në tokë. Sipas të afërmeve të viktimës 70 vjeçari vuante nga zemra, çka dyshohet për një atak të mundshëm. Policia Rrugore e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Burimi:
javanews.al