EMRI/ Gjendet një person i pajetë në Elbasan

EMRI/ Gjendet një person i pajetë në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese”, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë një shtetas. Sipas burimeve jozyrtare, viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth 60 vjeç. Policia dhe shërbimet e tjera emergjente u njoftuan menjëherë pas gjetjes së trupit dhe mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet. Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet që prokurori të urdhërojë kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes. Ndërkaq mësohet se viktima është  gjetur me uniformë pune. Banorë të zonës raportojnë tronditje dhe shqetësim për ngjarjen, ndërkohë që forcat e rendit vazhdojnë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe marrjen e provave të nevojshme. Autoritetet ende nuk kanë lëshuar një deklaratë...