Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë. Viktima është identifikuar si Vasil Gashi, ndërsa trupi i tij u konstatua nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari ishte i veshur me uniformë pune në momentin kur u gjet pa shenja jete, çka ka ngritur dyshime mbi rrethanat e ngjarjes. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen paraprake dhe mbledhjen e provave, raporton gazetari Fatos Salliu për Klan News. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim për të sqaruar shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë dritë mbi rrethanat...