Emigranti shqiptar humb jetën në aksident në Itali, familjarët kërkojnë ndihmë për ta sjellë trupin

Emigranti shqiptar humb jetën në aksident në Itali, familjarët kërkojnë ndihmë për ta sjellë trupin

Aksidenti tragjik i ndodhur tre ditë më parë në zonën e Siçilisë, mes një automjeti dhe një kamioni që transportonte fruta-perime, ka përfunduar me një viktimë dhe gjashtë të plagosur. Në këtë aksident humbi jetën 24-vjeçari shqiptar Flori Topalli, emigrant në Itali ndërsa edhe plagosurit janë gjithashtu shtetas shqiptarë. Në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi 39-vjeçar i automjetit ku udhëtonte viktima. Ai po transportonte bashkëatdhetarët e tij drejt vendit të punës në momentin e aksidentit. Ngjarja ndodhi në autostradën Naro–Camastra, në orët e para të 1 marsit. 39-vjeçari u transferua nga spitali “Barone Lombardo” në Canicattì drejt spitalit “Villa Sofia” në Palermo, një strukturë më e specializuar. Mjekët në kryeqytetin rajonal vijojnë të tregohen të rezervuar për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, të plagosurit...