E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një çift të moshuarish dhe djali i tyre janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar me plagosjen e një të mituri. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë 79-vjeçarin me iniciale L. B. dhe bashkëshorten e tij, P. B., 73 vjeçe. Sipas policisë, dyshohet se për motive të dobëta, të moshuarit kanë goditur me thikë në dorë një fëmijë, duke i shkaktuar lëndime. Përveç sulmit ndaj të miturit, bashkëshortët kanë kundërshtuar edhe uniformat blu, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për t’u shoqëruar në komisariat. Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur procedimi penal edhe për djalin e çiftit, shtetasin E. B., 39 vjeç. Ai akuzohet se ka kanosur të miturin me...