Burimi:
vizionplus.tv

Foto © vizionplus.tv
E rëndë/ 44-vjeçarja humb jetën në Selitë-Mal, e mori rrjedha e lumit
Një grua ka humbur jetën në fshatin Selitë-Mal të Tiranës, pasi është marrë nga rrjedha e lumit. Bëhet me dije se 44-vjeçarja B.P, në tentativë për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i 44-vjeçares është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi. Njoftimi: Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.








