E moshuara me aftësi të kufizuara/ Shiqiptarja tenton të vrasë vjehrrën me helm minjsh

E moshuara me aftësi të kufizuara/ Shiqiptarja tenton të vrasë vjehrrën me helm minjsh

Një 48-vjeçare shqiptare, residente në Savona, është vënë nën hetim për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se ka helmuar në mënyrë të përsëritur vjehrrën e saj 73-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara. Sipas hetimeve paraprake, gruaja dyshohet se ka përdorur helm për minj duke e përzier me ushqimin e të moshuarës. Sipas mediave italiane, viktima është shtruar disa herë në spital, ku analizat mjekësore kanë zbuluar nivele të larta të substancave toksike në gjak, duke çuar në dyshimet për helmim të qëllimshëm. Rasti është zbuluar pas hetimeve të thelluara mjekësore dhe ndërhyrjes së autoriteteve. Gjykata në Savona ka vendosur masë sigurie ndaj 48-vjeçares, duke e lënë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik dhe duke e detyruar të largohet nga banesa, si dhe duke i ndaluar afrimin me...