E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që po udhëtonte drejt Gjermanisë pas pushimeve të fundvitit, u përfshi në një aksident të rëndë. Aksidenti ndodhi në zonën Waldshut-Tiengen, pranë kufirit gjermano-zviceran, një segment rrugor i njohur për qarkullim të dendur dhe kushte të vështira gjatë dimrit. Si pasojë e përplasjes fatale, një fëmijë i mitur humbi jetën, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes mbetën të lënduar dhe u transportuan për ndihmë mjekësore. Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet gjermane, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet, që çuan në këtë tragjedi. Lajmi për humbjen e jetës së fëmijës u konfirmua nga një familjar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku...