Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë
Një 40-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Korçës, është referuar materiali në Prokurori dhe është shpallur në kërkim shtetasja M. D., 40 vjeçe, banuese në Korçë, e dyshuar për veprën penale “braktisja e fëmijëve të mitur”. Policia bën me dije se procedimi penal ka nisur pas denoncimit të bërë nga familjarët, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e 40-vjeçares.
Burimi:
javanews.al