Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Inspektorati i Përgjithshëm ka reaguar pas raportimeve ku në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka pasur një sherr ku është përfshirë drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta. “Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të...