Dosja e ‘Sterilizimit’/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja me sa vite burg dënohen ish-zyrtarët

Dosja e ‘Sterilizimit’/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja me sa vite burg dënohen ish-zyrtarët

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ka shpallur vendimin për 8 ish zyrtarët e pandehur për dosjen e “Sterilizimit”. Ish zv ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash, duke u dënuar me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet përfundimisht me 4 vite heqje lirie, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Biznesmeni Ilir Rrapaj dënohet me 6 vite burg, edhe ky për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton ulje dënimi. Përfundimisht do të vuajë 4 vite burg. Marsela Serjani u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u reduktua në 2 vite e 4 muaj. Gjykata hoqi masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, pasi dënimi konsiderohet...