Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Është zbardhur momenti i arratisjes së Altin Ndocit, teksa ishte dërguar në spitalin e Durrësit për një kontroll mjekësor.  Në dosjen hetimore, të siguruar nga Top Channel, thuhet se Altin Ndoci realizoi arratisjen teksa po priste për një rikontroll brenda asaj ditë ne spitalin e Durrësit.  Gjatë kësaj kohe, ai ankohej për dhimbje veshkash dhe ka shkuar katër herë në tualet. Në momentin sapo efektivët i kanë hapur zgarën e hekurit për te tualeti, i paraburgosuri Altin Ndoci e ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baçi dhe ai ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë.  Më pas i paraburgosuri Altin Ndoci ka ikur me vrap nëpër korridor dhe dy punonjësit e policisë janë ngritur dhe kanë filluar të vrapojnë pas tij, por që në një moment Fatjon Baçi ka rrëshqitur nëpër...