Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Arsida Demiri, 19-vjeçarja që mbeti e plagosur në aksidentin e rëndë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, është transportuar në Spitalin e Traumës për trajtim më të specializuar. Sipas burimeve, e reja ndodhet aktualisht në observimin e Urgjencë. Mjekët bëjnë me dije se 19-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm, ndërsa po mbahet nën monitorim intensiv. Burimet theksojnë se, për shkak se ajo ka pësuar politraumë, ende nuk mund të konsiderohet jashtë rrezikut për jetën, pasi gjendja e saj mund të ndryshojë për shkak të plagëve të marra. Aktualisht po vijojnë konsultat mjekësore dhe është kërkuar konsultë urgjente me kardiologun dhe urologun.